Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, futbollist i Heidenheimit, sot ka pas një ditë të keq.
Një ditë fatkeqe për futbollistin nga Kosova në përballjen me Dortmundin.
Paçarada është lënduar në minutën e 8-të.
Lëndimi i tij është shumë serioz dhe Jonas Fohrenbach e ka zëvendësuar.
Përballja mes Heidenheim dhe Dortmundit është e javës së tretë në Bundesliga I.