Sulmuesit i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen e skuadrave në Bundesliga I.
Futbollisti sot shënoi edhe një gol në Bundesligë, kësaj radhe kundër Union Berlinit.
Hoffeheimi është në epërsi më rezultat 2:0 në konak të Union Berlinit.
Në fund të pjesë së parë Asllani shpërtheu me gol duke ngritur në këmbë tifozët gjermanë.
Kramariç (45+1’ – nga penalltia) e Asllani (45+2’) – shënuan për Hoffenheimin, në ndeshjen e javës së tretë.
Ky është goli i dytë i Asllanit në kampionatin gjerman.