Anis Mehmeti nuk është preferuar nga trajneri Silvinjo në grumbullimet e fundit, edhe pse futbollisti shqiptar po kalon një formë të jashtëzakonshme në Championshipin anglez me fanellën e Bristol Sitit.
24-vjeçari ishte protagonist absolut në triumfin 0-3 që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Shefild Ued. Në minutën e 18-të, Mehmeti dhuroi asistin për Ris, që ngriti shifrat në 0:2.
Shqiptari nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 32-të, shënoi një gol me shumë klas duke vulosur rezulatin në 0:3.
Në këtë edicion Mehmeti ka realizuar 3 gola dhe 2 asist në vetëm 5 ndeshje.