Vllaznia “nënshtron” Partizanin

- Bota Sot

Vllaznia “nënshtron” Partizanin

Vllaznia rikthehet tek fitorja në Superiore duke mposhtur ditën e sotme Partizanin me rezultatin 3>1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin shkodranët falë golit të Isgandarli. Ndërsa Bekim Balaj i riktheu baraspeshat shkodranëve duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, sërish veterani i sulmit përmbysi shifrat falë një penalltie tjetër. Ndërsa në minutat shtesë të takimit Vllaznia shënoi edhe dy gola të tjerë me Esin Hakaj dhe Charles Bismark.

Aktualisht, shkodranët kryesojnë tabelën e Superiores me 6 pikë në tre javë. Ndërsa Partizani ndodhet provizorisht në vendin e katërt të tabelës me 4 pikë të grumbulluara.

Vllaznia 4: 1 Partizani (Balaj 36’, 90’, Hakaj 90+3’, Bismark 90+7’ / Gudjufi 26’.



Lexoni të gjitha në Bota Sot