Atletico Madridi mori tre pikë të mëdha në takimin e javës së katërt në Kampionatin e Spanjës.
Futbollistët e Atleticos treguan lojë më të mirë duke e mundur me 2:0 rezultat Villarealin.
Golat i realizuan Barrios (9’) e Gonzalez (52’).
Atletico shijon fitoren e parë e Villareali pëson humbjen e parë.
Atletico Madridi zë vendin e nëntë me 5 pikë dhe Villareali është në të katërtin me 7 sosh.