Me flamurin Kuq e Zi, të rinjtë rahovecas nisen nga Dortmundi në Hagë

- Gazeta e Prizrenit

Me flamurin Kuq e Zi, të rinjtë rahovecas nisen nga Dortmundi në Hagë
Sot në Hagë do të mbahet protesta që pritet të mbledhë shumë shqiptarë nga e gjithë bota.

Mes tyre do të jenë edhe disa të rinj nga Rahoveci, të cilët kanë njoftuar se do t’i bashkohen protestës për të shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Ata njoftuan se po nisen nga nga Dortmundi për në Hagë.

Sipas fotografive të dërguara nga lexuesit, ata kanë mbajtur flamurin kuq e zi, duke simbolizuar forcën dhe angazhimin për këtë çështje.

Të njëjtit uruan liri sa më të shpejtë për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Klankosova.tv



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit