Gjërat papritur po shkojnë më mirë për Verder Bremen.
Skuadra e Bundesligës, që shumë e kishin parashikuar të përfundojë në fund të renditjes, papritur ka një sulmues me nivel botëror për të udhëhequr sulmin. Trajneri i sapoemëruar, Horst Stefen nuk ka pasur kurrë një lojtar si huazimi i Leverkusen, Viktor Bonifejs.
Stefen përpiqej të qëndronte i qetë gjatë konferencës para ndeshjes. 56-vjeçari fillimisht sfidoi gazetarin që e pyeti, duke i kthyer përgjigje: “çfarë do të thoni me ‘një lojtar si ky’?” kur u pyet nëse kishte trajnuar ndonjëherë një futbollist me nivelin e Bonifejs.
“Jo, nuk kam pasur,” u përgjigj në fund. “Por ai nuk është ndryshe nga ata me vlerë më të ulët tregu. Ai është thjesht një person normal që luan futboll. Po përshtatet mirë këtu dhe jam optimist që do të marrë kohë loje.”