Teuta i bën kërksesë publike tifozëve para sfidës me Vorën

- Bota Sot

Teuta i bën kërksesë publike tifozëve para sfidës me Vorën

Teuta do të dalë në fushën e lojës ditën e sotme pasi do të presë Vorën në orën 19:00 për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Në prag të këtij takimi, ekipi durrsak ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Teuta i kërkon të gjithë tifozët të pranishëm në “Niko Dovana” për sfidën e parë në shtëpi për këtë sezon. 

“Ky takim shënon hapjen e sezonit në shtëpi për skuadrën tonë, me synimin për të nisur me rezultat pozitiv dhe për të vijuar rrugëtimin drejt objektivave të kampionatit.

Ftojmë të gjithë tifozët dhe dashamirësit e futbollit të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin tonë në këtë përballje.”, shkruan Teuta në rrjetet sociale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot