Bojku nuk i druhet Tikveshit

- Bota Sot

Bojku nuk i druhet Tikveshit

Futbollisti Besmir Bojku, i cili ndeshjen e fundit kundër Bashkimit rrumbullaksoi 90 ndeshje me fanellën e Struga Trim Lum në Ligën e Parë të Maqedonisë, sot kundër Tikveshit do të zhvillojë personalisht ndeshjen e tij të 9-të.

Deri më tani ai nuk njeh disfatë në ndeshjet ndaj skuadrës nga Kavadari….

Java e 5-të në elitën e futbollit për Struga Trim Lum është ndaj Tikveshit. Ndeshja në fjalë do të luhet në Strugë, aty ku këtë edicion kanë regjistruar dy fitore nga po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë gol.

Kjo seri, Bojku shpreson të vazhdojë edhe pas ndeshjes së sotme,  pasi në këtë mënyrë mund të shpresojmë për gjëra të mëdha, që mund ti realizojmë bashkë si skuadër.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, pas startit pozitiv që patëm. Në këtë periudhë patëm më shumë kohë për tu përgatitur për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. Të njëjtën e kemi shfrytëzuar edhe për të pushuar paksa, por edhe për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjet e ardhshme që na presin në kampionat.

Pengesa e parë, do të jetë Tikveshi, një skuadër shumë e papërshtatshme, që gjatë afatit kalimtar të verës ishte shumë aktive, ndaj duhet të qasemi me shumë kujdes dhe me shumë vetëbesim” – u shpreh Besmir Bojku.

“Sigurisht që edhe ndaj Tikveshit, ashtu edhe si në çdo ndeshje tjetër, do të futemi për të dhënë maksimumin dhe për të fituar. Nëse vazhdojmë të luajmë si në ndeshjet paraprake dhe të ju përgjigjemi me përpikshmëri kërkesave të trajnerit në fushën e blertë, duke bërë një lojë të bukur, besoj se edhe këtë herë nuk do të mungojë rezultati pozitiv” – thotë Bojku.

Vlen të theksohet se në 8 ndeshjet e deritanishme kundër skuadrës nga Kavadari, Besmir Bojku nuk njeh disfatë, duke regjistruar 4 fitore dhe 4 barazime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot