Jashtë listës Edison Kçiku dhe Shqiprim Taipi

- Bota Sot

Jashtë listës Edison Kçiku dhe Shqiprim Taipi

Gjilani gati për FC Malishevën, e vlefshme për javën e katërt të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ndeshja luhet sot në orën 15.00 në Gjilan.

Skuadra ka përmbyllur stërvitjen e fundit para përballjes së radhës në kampionat ndaj FC Malisheva, me një seancë që reflektoi qartësisht frymën pozitive dhe vendosmërinë brenda grupit.

“Mbeten jashtë listës Edison Kqiku dhe Shqiprim Taipi.

Dy rikthime që gëzojnë gjithë skuadrën: Lorik Boshnjaku dhe Redi Kasa janë rikthyer në fushë pas mungesave të tyre, duke sjellë freski, qetësi dhe eksperiencë në mesin e ekipit. Prania e tyre rikthen edhe më shumë balancën në skuadër dhe thellon opsionet për stafin teknik.

Ekipi ka punuar me ritëm të lartë në çdo ushtrim – nga ndërtimi i aksioneve, presioni i lartë, te simulimi i situatave të ndeshjes – gjithçka në funksion të objektivit të radhës: vazhdimësia e formës pozitive dhe sigurimi i një tjetër fitoreje.

Takimi ndaj FC Malisheva vjen në një moment pozitiv për skuadrën që synon të vazhdojë formën pozitive nga ndeshja e fundit ndaj Prishtinës (3-1):, njofton SC Gjilani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot