Chelsea humbi rastin

- Bota Sot

Chelsea humbi rastin

Chelsea humbi rastin për një fitore të sigurt ndaj Brentfordit të shtunën, duke pësuar gol në minutat e fundit të shtesës. Takimi u mbyll 2-2. Mund të ishte shmangur, patjetër.

Pas ndeshjes, trajneri Enzo Maresca shprehu pakënaqësinë për menaxhimin e lojës në minutat e fundit.

“Pasi shënojmë golin e avantazhit, duhet të menaxhojmë më mirë.

Duhet të ngadalësosh, duhet ta çosh lojën pak në gjumë. Është diçka që nuk e bëmë dhe duhet ta mësojmë për në vijim”, tha tekniku.

“Ata janë shumë të rrezikshëm, sepse mund të futen shumë lehtë në zonën e rreptësisë”, vijoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot