Mesfushori dëmtohet rëndë në gju

- Bota Sot

Mesfushori dëmtohet rëndë në gju

Që në muajin gusht, Gavi nuk është nd jerë mirë.

Në arë kohë klubi Barcelonës do lëshonte një deklaratë të thatë sipas së cilës futbollisti ish dëmtuar. Vetëm kaq.

Nuk specifikohej dëmtimi apo koha e parashikuar që ai do të qëndronte jashtë.

Që atëherë, lojtari nuk është stërvitur. Është mësuar se ai po i nënshtrohet një trajtimi konservativ, por mundësia e një ndërhyrjeje të mëtejshme kirurgjikale është një tjetër opsion.

Të premten klubi për herë të parë ka dalë hapur duke shpjeguar gjithçka.

Për momentin është zgjedhur trajtimi konservativ, por nuk është përjashtuar mundësia e ndërhyrjes kirurgjikale. Një takim i ri do sqarojë përfundimisht edhe gjendjen aktuale të futbollistit. Ajo që është e qartë është se Gavi nuk do të jetë në gjendje të luajë përsëri për Barcelonën deri pas pushimit të ardhshëm të ndeshjeve të kombëtares.

Në fakt, disponueshmëria e tij për El Klasikon kundër Real Madridit, që do zhvillohet më 26 tetor, është shumë e komplikuar.

Koha e parashikuar për t’u rikthyer në fushë është një muaj e gjysmë dhe pak shanse ka që ai të jetë gati në këtë datë. Pavarësisht asaj që është raportuar, mesfushori nuk ka pësuar një rikthim të dëmtimit të tij. Duhet kujtuar se Gavi pësoi dëmtimin me ekipin kombëtar dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në meniskun e tij si dhe një këputje të ligamentit, gjë e cila e detyroi atë të qëndronte jashtë fushave për gati një vit.

Zona e prekur nuk është e njëjtë tani, megjithëse është në të njëjtin gju atë të djathtë. Prandaj, është një dëmtim i ri dhe ka pak shanse të ndikojë të i vjetri. Tani është koha të prititet dhe të shihet se si do të përparojë gjuri, por ky dëmtim është një pengesë serioze për Hansi Flik, i cili mbështetej te seviljani për këtë sezon pasi ai nuk ishte në formën e tij më të mirë sezonin e kaluar.

Kjo sepse ka patur vështirësi të rikthehej në ritëm pas rikthimit nga lëndimi. Dhe ditët për skuadrën katalanase bëhen më rë vështira, ashtu si kundër edhe për të gjithë ekipet e tjera që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve. Barça rifillon aksionin këtë të diel pas pushimit ndërkombëtar.

Që tani e tutje, orari bëhet më i vështirë me ardhjen e Ligës së Kampionëve dhe dy ndeshjeve në javë.

Deri tani, luhej vetëm një ndeshje dhe koha e rikuperimit ishte më e gjatë, por që tani e tutje, situata ndryshon rrënjësisht dhe Flik do të duhet të përdorë kohëmatësin me lojtarët e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot