Lamine Yamal në dyshim për ndeshjen ndaj Newcastle

- Bota Sot

Lamine Yamal në dyshim për ndeshjen ndaj Newcastle

Talenti i madh i Barcelonës, Lamine Yamal, mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e parë sezonale në Ligën e Kampionëve kundër Newcastle United.

Gazeta spanjolle “Diario AS”, raporton se 17-vjeçari ndjen shqetësime fizike dhe rrezikon të mungojë në këtë përballje të rëndësishme.

Yamal ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës në këtë fillim sezoni, duke u shndërruar në sulmuesin kryesor të trajnerit Hansi Flick.

Yamal nuk do të luaj në ndeshjen e sotme ndaj Valencias, me stafin teknik i cili po mendon të mos e rrezikojë, pasi kalendari i ngjeshur.

Barcelona dhe Newcastle do të përballen në mesjavë, në një duel që pritet të jetë vendimtar për ecurinë e grupit në Ligën e Kampionëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot