Armando Sadiku nuk ndalet. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur golin e radhës në Zvicër.
Ai gjeti rrjetën në barazimin 1-1 të Belinzonës ndaj Rapersuil-Jonas.
Ky ishte goli i dytë në ligën e dytë zvicerane, shënuar përkatësisht në minutën e 50-të të takimit.
Sadikut iu besua edhe shiriti i kapitenit nga trajneri Manuel Benavente.