Kështu tha Zllatko Vujoviq për ndeshjen në Prishtinë në vitin 1985

- Bota Sot

Kështu tha Zllatko Vujoviq për ndeshjen në Prishtinë në vitin 1985

Prishtina ka qenë arrë e fortë për katërshen e madhe të ish Jugosllavisë në vitet e 80-ta, si për Hajdukun e Splitit, Dinamon e Zagrebit, Cërvena Zvezdën dhe Partizanin.

Hajduku gjithmonë kishte probleme me lojën e Prishtinës bile dy herë (në Split) kishte luajtur baras (2:2).

Kujtojmë ndeshjen e 10 marsit të viti 1985 në kryeqytetin e Kosovës, mes Prishtinës dhe Hajdukut, e cila kishte përfunduar baras (1:1).

Hajduku e vlerësoi shumë këtë barazim ndaj Prishtinës së kryetrajnerit Ajet Shosholli. 

Kapiteni i Hajdukut, Zllatko Vujoviq, kishte deklaruar pas ndeshjes (java e 21-të): “Rezultati është real. Loja ishte e fortë dhe tipike kampionale, me raste të shumta para të dy portave.

Jam i kënaqur me një pikë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot