Maqedonia U18 mposhti Indonezinë U18

- Bota Sot

Maqedonia U18 mposhti Indonezinë U18

Maqedonisë U18 arriti një fitore të ngushtë prej 1:0 në ndeshjen miqësore kundër Indonezisë, të luajtur në Bansko të Bullgarisë.

Rastin e parë serioz e krijoi Gabriel Talevski në minutën e 30-të me një gjuajtje nga 18 metra, por portieri kundërshtar ishte i sigurt. Vetëm pak minuta më vonë, pas një ngatërrese në zonën e penalltisë, më i shkathti ishte Ivan Tançev i cili shënoi golin për epërsinë 1:0.

Në pjesën e dytë, Maqedonia vazhdoi të luante në mënyrë ofensive.

Më afër golit ishte David Angeleski në minutën e 55-të me një gjuajtje nga 25 metra që shkoi pak mbi traversë. Edhe pse pati disa gjysmë-raste të tjera, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Trajneri e shfrytëzoi ndeshjen miqësore për t’u dhënë shans të gjithë lojtarëve, me disa ndryshime në pjesën e dytë.

Maqedonia do të luajë ndeshjen e radhës miqësore më 17 shtator, në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” në Shkup, kundër ekipit kombëtar hungarez.

MAQEDONIA deri më 18 vjeç: 12. Darko Jovçev, 13. Pavel Markovski, 6. Muhamed Mustafi, 5. Andrej Dimovski, 4. Mateo Kesiç, 10. David Angeleski (kapiten), 20. Ivan Tançev, 8. Gabriel Talevski, 11. Buçevski;

1. Aleksandar Trajkov, 3. Stefan Stamatovski, 23. Stefan Sekirski, 2. Roci Alban, 18. Bojan Velkov, 19. Stefan Bujarovski, 14. Jovan Mrmacovski, 17. Dushan Bojovic Zaev, 15. Flori Ilazi, 21. Flori24, Ivo Markovski, 21. Osmani..



Lexoni të gjitha në Bota Sot