Do të jetë i pandalshëm

- Bota Sot

Do të jetë i pandalshëm

Në 4 ndeshjet e tij të para me Arsenal në Premier League, Viktor Gyokeres ka shënuar 3 gola.

Pritshmëritë për suedezin janë të mëdha për këtë sezon, megjithatë Arsenal duhet t’i vijë atij në ndihmë për të qenë sa më produktiv para portës kundërshtare.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League, Alan Shearer, i ka dhënë së fundmi një këshillë të vyer Arsenal-it, për ta bërë Gyokeres të pandalshëm sipas tij.

“Unë mendoj se për të nxjerrë më të mirën prej tij, Gyokeres ka nevojë për topa të hershëm në zonë.

Këtë gjë e pamë edhe në ndeshjen ndaj Nottingham Forest.

Në pjesën e dytë, kur ai mori dy topa të hershëm në zonë, njërin prej tyre e shënoj gol. Ai do të shënojë shumë gola nëse ata vazhdojnë të fusin topa në zonë herët”, tha Shearer.



Lexoni të gjitha në Bota Sot