Dështon VAR-i, goli i Brentfordit ndaj Chelseat ishte pozitë jashtë loje

- Bota Sot

Dështon VAR-i, goli i Brentfordit ndaj Chelseat ishte pozitë jashtë loje

Skuadra e Chelseat barazoi 2>2 ndaj Brentfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Premier League.

Ishte Carvalho, që barazoi shifrat në 2:2 në minutat e fundit të ndeshjes, duka ia pamundësuar Bluve të Londrës fitimin e tri pikëve.

“Futoffsides” e ka analizuar mirë aksionin e golit të shënuar nga ekipi vendas dhe aty vërehet një pozitë jashtë loje.

Bëhet fjalë për futbollistin, Ouattara, i cili ishte “offside” në momentin kur Ajer preku topin. Lojtari i Brentfordit para se t’i shkonte topi Carvalhos, pengoi Reece James – që ligjërisht i bie se ka pasur përfshirje në aksion që çoi te goli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot