Futbollistët Iljasa Zulfiji e Egzon Sinani janë autorë të golave të fitores së Dukagjinit me rezultat 2:0 ndaj Ferizajt.
Dukagjinit përkohësisht merr kreun e tabelës, ndërsa Ferizaj ka pësuar humbjen e radhës.
Zulfiji nga afërsia shënoi në minutën e 13-të, që rezultoj fatal për ferizajasit.
Në fillim të pjesë së dytë shtylla shpëtoi Ferizajn.
Në minutën e 86-të Egzon Sinani realizoi për 2:0.
Mexhit Neziri është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 65-të duke lënë Ferizajn pa një lojtar.
Dukagjini ka pas edhe disa raste të mira shënimi. Pas javës së katërt Dukagjini i trajnerit Ismet Munishit kryeson me 9 pikë e Ferizaj bie në vend të pestë me 6 pikë.