Struga Trim Lum triumfon bindshëm ndaj Tikveshit

- Bota Sot

Struga Trim Lum triumfon bindshëm ndaj Tikveshit

Lojtarët e Strugës Trim Lum e justifikuan plotësisht rolin e favoritit duke triumfuar bindshëm me rezultat 3:0 kundër Tikveshit, në ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.

Struga, në këtë mënyrë, barazohet me pikë me kryesuesin në tabelë me Sileksin, me nga 15 pikë secila.

Ekipi vendas kaloi në epërsi me golin e Compaores nga penalltia në minutën e 39-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Compaore dyfishoi rezultatin 2:0 pikërisht në minutën e 58-të.

Dhe, Marjan Radeski, me golin e tij të tretë të sezonit në minutën e 79-të, thelloi rezultatin 3:0.

Struga TL vazhdon serinë e qind për qindtë, pesë ndeshej po aq fitore. 

Tikveshi renditet në vend të dhjetë me 2 pikë të mbledhura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot