Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF në ndeshjen e javës së 23-të në elitën e futbollit suedez.
Gol në këtë takim shënoi edhe mesfushori shqiptar, Besfort Zeneli.
Zeneli shënoi një supergol nga distanca në minutën e 72’të për ta bërë rezultatin në 1:2.
Ky ishte goli i dytë i Zenelit në ligë këtë sezon. Ai ka bërë gjashtë asiste.