Bashkimi i Kumanovës është gati për sfidën e radhës në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
KF Bashkimi do të përballet të martën (16 shtator, 15.30) me liderin e kampionatit, Sileksi.
Skuadra e Sileskit ka të gjitha fitore në pesë ndeshjet sikurse edhe Struga Trim Lum.
““Të gjithë në stadium – zëri i qytetit, fuqia e skuadrës.
Pas dy ndeshjeve të vështira, ekipi i zemrës ka nevojë për ju – për zërin, pasionin dhe përkrahjen tuaj pa kushte!
Është koha të rikthehemi masivisht në tribuna, të bëhemi një trup, një zë, një zemër për Bashkimin!
Ky nuk është vetëm futboll – kjo është dashuri për qytetin, për ngjyrat, për historinë tonë!
Të bashkuar në tribuna, i japim krahë skuadrës për të arritur deri tek fitorja", - njofton KF Bashkimi.