Sassuolo befason Lazion

- Bota Sot

Sassuolo befason Lazion

Pas humbjeve ndaj Napolit dhe Cremoneses, Sassuolo gjeti fitoren e parë këtë sezon në Serie A, duke mposhtur Lazio-n 1-0 në Mapei Stadium.

Gara u zhvillua me një ritëm të kujdesshëm në pjesën e parë, ku bardhekatrit nuk arritën të zhvillonin lojën e tyre të zakonshme dhe të shfrytëzonin epërsinë teknike.

Në pjesën e dytë, portieri Muric bëri një pritje të jashtëzakonshme ndaj goditjes me kokë të Zaccagni-t, por në minutën e 70-të, Fadera vendosi rezultatin final me një devijim të shpejtë pas një korneri në qendër të zonës.

Kjo fitore i jep Sassuolos tre pikë të para sezonalë, duke rikthyer besimin te skuadra pas një fillimi të vështirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot