Shkoi me vonesë në stërvitje

- Bota Sot

Shkoi me vonesë në stërvitje

Barcelona pret pas pak Valencian në stadiumin “Johan Cruyff”, në kuadër të javës së katërt të La Liga-s, me disa risi të rëndësishme në formacionin e katalanasve.

Tek skuadra e Hansi Flick mungon Lamine Yamal, i dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit me Spanjën, ndërsa bie në sy lënia në stol e Raphinha-s.

Sipas RAC1, trajneri gjerman e ka ndëshkuar brazilianin për shkak të një vonese në stërvitjen e fundit.

Ky nuk është precedent i ri në kampin blaugrana: edhe sezonin e kaluar, Jules Kounde u gjobit me të njëjtën masë disiplinore, duke përfunduar në stol për të njëjtën arsye.

Nga ana tjetër, ndeshja shënon edhe debutimin e talentit norvegjez Roony Bardghji, që pritet të tërheqë vëmendjen e tifozëve katalanas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot