Elbasani triumfon ndaj Dinamos, Teuta bën paqe me Vorën

- Bota Sot

Elbasani triumfon ndaj Dinamos, Teuta bën paqe me Vorën

Janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së tretë në Kategorinë Superiore, me surpriza dhe emocione deri në fund.

Në “Elbasan Arena”, Elbasani arriti fitoren e parë të sezonit, duke mundur Dinamon me rezultatin minimal 1-0. Episodi më i diskutuar ndodhi në minutën e 25-të, kur gjyqtari fillimisht akordoi penallti për vendasit dhe ndëshkoi Naser Alijin me të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u ndryshua: penalltia u anulua dhe mbrojtësi i Dinamos u ndëshkua me karton të kuq, pasi faulli ishte jashtë zone.

Goli vendimtar erdhi në fillim të pjesës së dytë me një finalizim të saktë të Fation Bunjakut, i cili vulosi fitoren 1-0 për verdheblutë.

Në “Niko Dovana”, Teuta nuk shkoi më shumë se një 1-1 ndaj debutueses Vora. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 32-të, kur pas një goditjeje këndi, topi i devijuar nga Dajan Shehi përfundoi në rrjetën e tij, duke i dhënë avantazhin durrsakëve.

Vora reagoi në minutën e 75-të me një gol të Xhuljo Tabakut, që barazoi me kokë pas një tjetër goditjeje këndi. Pak më pas, Jurgen Vrapi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë miqtë me 10 lojtarë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.



Lexoni të gjitha në Bota Sot