Prishtina ka shmang humbjen në minutën e 89-të, duke barazuar me rezultat 2:2 me kampionin Dritën e Gjilanit në kuadër të javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës në futboll.
Rreth 5-6 mijë shikues panë lojë të mirë dhe një fund dramatik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita ka marrë vetëm një pikë.
Futbollisti Egzon Bejtullai shënoi me kokë pas harkimit nga këndi në minutën e 29-të.
Dy minuta më pas, Vesel Limaj, e dyfishoi rezultatin, 0:2.
Tjetër fytyrë e Prishtinës në pjesën e dytë.
Vendasit ngushtuan rezultatin në minutën e 67-të.
Në minutën e 89-të Albban Shillova shënoi me kokë për 2:2.
Në minutën e 90+4 portieri i Dritës, Faton Maloku, ka shpëtuar gol të sigurtë.
Prishtina renditet në vend të tretë me 7 pikë dhe Drita në të nëntin me 3 sosh (një ndeshje më pak.