Fenerbahçe mposhti Trabzonsporin me rezultatin 1 me 0, në duelin ku debutuan sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi dhe portieri kamerunas, Onana.
Të dy u aktivizuan si titullarë, ndërkohë që nuk kanë munguar polemikat në këtë sfidë për sa i përket teknologjisë të sistemi VAR.
Sulmuesi En Nesyri shënoi një gol të bukur, por sistemi VAR nuk e pranoi.
Nga pamjet duket qartë se topi kaloi vijën e golit, por këtë nuk e vërejti sistemi i teknologjisë.
Për më tepër shikoni pamjet: