Mbështetja për Kivu është e palëkundur, por të gjithë presin fitoren e Interit në Champions

- Bota Sot

Mbështetja për Kivu është e palëkundur, por të gjithë presin fitoren e Interit në Champions

Dje në Pinetina, atmosfera te Interi ishte e zymtë dhe nuk mund të kishte qenë ndryshe.Sipas Corriere dello Sport, pati një shkëmbim idesh midis Kristian Kivusë dhe të gjithë ekipit drejtues, të cilat drejtori sportiv Piero Auzilio ia përcolli më pas pjesës tjetër të stafit. Nuk kishte dyshime, por ia vlen të përsëritet se trajneri rumun mbështetet plotësisht. Dhe gjithashtu ka një mendim të përbashkët për atë që ndodhi në stadiumin Allianz.

Të mërkurën, zikaltërit do të përballen me Ajaksin në ndeshjen e parë të fazës së Ligës së Kampioneve, dhe trajneri si i gjithë klubi, tashmë pret një kthesë nga skuadra e tij, e cila në të kaluarën e afërt pothuajse kurrë nuk i ka zhgënjyer në netët e mëdha europiane, me përjashtim të finales në Mynih, ku PSG i deklasoi qartë të besuarit e Simone Inzagit, duke i mposhtur 5-0.

Kivu tashmë po shqyrton ndryshimet, njëra prej të cilave duhet të përfshijë portierin. Jan Zomer nuk ishte bindës, për ta thënë butë, kundër Juventusit, duke pasur parasysh se mund të kishte performuar shumë më mirë me golat e Jildiz dhe Adziç.

Portieri Josep Martinez mezi pret të luajë; ai u ble një sezon më parë për të qenë numri një i ardhshëm i Interit dhe ndoshta kjo kohë ka ardhur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot