Superkompjuteri: Man United rrezikon rënien nga Liga Premier

- Bota Sot

Superkompjuteri: Man United rrezikon rënien nga Liga Premier

Manchester United ka nisur dobët sezonin e ri në Ligën Premier dhe sipas superkompjuterit të Optas, situata mund të përkeqësohet edhe më tej.

Pas humbjes 3–0 ndaj Manchester Cityt, skuadra e Ruben Amorim ka grumbulluar vetëm katër pikë në katër ndeshje.

Kjo është nisja më e dobët që nga sezoni 1992, edhe pse atëherë klubi e mbylli me titull kampion nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Opta, parashikon këto rezultate për Manchester United:

Fiton Ligën Premier: 0.18%

Kualifikohet në Ligën e Kampionëve: 4.18%

Kualifikohet në Ligën e Evropës: 3.15%

Bie nga kategoria: 10.95%

Në renditjen përfundimtare të parashikuar, United pritet të përfundojë në vendin e 13-të me më pak se 48 pikë. Në sezonin e kaluar, klubi përfundoi në vendin e 15-të me 42 pikë.

Pavarësisht një paraqitjeje të mirë ndaj Arsenalit që përfundoi me humbje, United barazoi me Fulhamin dhe u eliminua në mënyrë turpëruese nga Grimsby Town në Carabao Cup. Deri tani, fitorja e vetme e sezonit ka ardhur ndaj Burnleyt, pas një penalltie në minutat shtesë.

Sipas të njëjtit model, vetëm shtatë skuadra kanë më shumë gjasa për rënie se Manchester United: Burnley (52.23%), Wolves (50.76%), Sunderland (46.02%), Leeds (44.92%), West Ham (36.06%), Fulham dhe Nottingham Forest.

Ndërkohë, Brentford që humbi trajnerin, kapitenin dhe golashënuesin kryesor në verë ka më shumë gjasa për të qëndruar në Ligën Premier sesa Manchester United. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot