Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

- Bota Sot

Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga ngjarjet sportive ndërkombëtare për aq kohë sa vazhdon ofensiva e tij në Gaza. Deklarata erdhi pas ndërprerjes së parakohshme të garës së çiklizmit Vuelta a España në Madrid, ku protestues pro-palestinezë bllokuan itinerarin.

Sánchez tha se Izraeli nuk duhet të përdorë sportin për të “zbardhur barbarizmin e tij” dhe shprehu “admirim të thellë” për protestuesit paqësorë. Ai shtoi se ngjarjet në Madrid duhet të nxisin një debat global mbi pjesëmarrjen e Izraelit në sport.

Ndërkohë, opozita konservatore në Spanjë e akuzoi kryeministrin për nxitje trazirash dhe njollosje të imazhit të vendit, ndërsa qeveria izraelite e cilësoi qëndrimin e tij si “anti-Izrael dhe antisemit”, raporton ‘Tjhe Guardian’.

Protestat tërhoqën mbi 100 mijë njerëz, ku pati përplasje me policinë dhe dhjetëra të lënduar. Një sondazh i fundit tregoi se shumica e spanjollëve mbështesin qëndrimin kritik të qeverisë ndaj Izraelit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot