Dr. Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Komunës së Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se me ardhjen e LDK-së në qeverisjen komunale, sektori i mirëqenies sociale do të ketë trajtim të veçantë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ai thekson se do të dizajnohen programe dhe projekte konkrete, nga të cilat do të përfitojnë drejtpërdrejt familjet në nevojë në Komunën e Prizrenit, duke e kthyer këtë sektor në një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme lokale.
![]()
Postimi i Dr, Kabashit:
Me qeverisjen e Komunës nga
#LDK113![]()
, ky sektorë do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë në Komunen e Prizrenit.
Përgjatë dy viteve sa kam menaxhuar me këtë sektor, vetem nga programi i “ndërtimit të
#shtëpiave për familjet në nevojë”(i filluar si i tillë për herë të parë), janë
#ndërtuar 100 shtëpi
![]()
![]()
50 shtëpi, sipas formës “Pikën jashtë”
![]()
![]()
50 shtëpi komplet edhe të mobiluara (marrëveshje me Jetimat e Ballkanit – e para në Kosovë dhe shembull i të gjitha komunave)
![]()
![]()
Me LDK-në në pushtet, në katër vitet e ardhme do të
#NDËRTOHEN mbi 300 shtëpi të tilla (nuk do të ketë më familje nevojtare, që posedon truall/parcellë, pa banim të sigurtë).
Ndërsa, sa i përket katër viteve që po lëmë pas, u pa një shkelje e familjeve në nevojë, e shtresës me më së shumti nevojë.