Murati: Tri pikët do të mbeten në Kumanovë, tifozët e meritojnë fitoren

- Bota Sot

Murati: Tri pikët do të mbeten në Kumanovë, tifozët e meritojnë fitoren

Ekipi i Bashkimit kërkon fitore pas dy humbjeve radhazi, kundër Struga Trim Lum dhe Shkendijës.

Por ata kanë një sfidë të vështirë para, pasi që do të përballen me një ekip që ka qenë “perfekt” në pesë javët e para të Ligës së Parë të Futbollit.

Mysafirët kanë sulmin më efikas me një mesatare prej tre golash për ndeshje, dhe deri më tani kanë pësuar vetëm një gol.

Megjithatë, mbrojtësi qendror Rexhep Murati beson se Bashkimi është gati t’i shkaktojë dhimbje koke të mëdha liderit aktual në kampionat.

“Ne punuam shumë në stërvitje dhe do të japim maksimumin në fushë. E respektojmë kundërshtarin tonë, Sileksin, por qëllimi ynë është fitorja. Shpresoj të luajmë një ndeshje të mirë dhe t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”, tha Murati.

Ai është i bindur se skuadra do të reagojë pozitivisht në fushën në Kumanovë dhe do t’u sjellë gëzim tifozëve.

“Do të japim gjithçka nga vetja dhe jam i sigurt se pikët nga kjo ndeshje do të qëndrojnë në Kumanovë.

Tifozët meritojnë një fitore dhe ne do të luftojmë deri në fund për ato, shtoi qendërmbrojtësi i KF Bashkimit.

Ndeshja e javës së gjashtë midis Bashkimit dhe Sileksit do të luhet sot në orën 15:30.



Lexoni të gjitha në Bota Sot