Në prag të nisjes së edicionit 2025/26 të Champions League, zv. presidenti i UEFA-s, Armand Duka, ka dhënë një deklaratë ekskluzive për “napolinetwork.com”, ku foli për perceptimin që ka sot Napoli në arenën evropiane krahasuar me disa vite më parë.
“Napoli sot gëzon një respekt të madh në nivel ndërkombëtar.
Rezultatet e fundit të klubit, të kombinuara me traditën e fortë dhe pasionin e tifozëve, kanë forcuar edhe më shumë imazhin dhe vlerësimin e skuadrës në Europë dhe më gjerë,” u shpreh Duka.
Deklarata e numrit dy të UEFA-s vjen në një moment kur skuadra italiane pritet të rikthehet si protagoniste në garën më prestigjioze të futbollit për klube, me objektiva të qarta për të shkuar sa më larg.