Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e “Topit të Artë

- Bota Sot

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e “Topit të Artë

Ousmane Dembele është emri më i përfolur për të fituar “Topin e Artë” 2025.

Sipas një analize të avancuar të firmës franceze të inteligjencës artificiale Avisia, sulmuesi i PSG ka 72% shanse për t’u shpallur fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll.

Modeli i zhvilluar nga kompania, i njohur si “Avisia Player Index”, ka pasur një saktësi mbi 90% në parashikimet e mëparshme, duke identifikuar me sukses edhe podiumin e edicionit 2024.

Këtë sezon, Dembélé ka shkëlqyer me 33 gola dhe 15 asiste në 49 ndeshje, duke udhëhequr PSG-në drejt fitimit të Ligue 1 dhe Champions League, me kulmin në fitoren 5-0 kundër Interit në finale.

Trajneri Luis Enrique e ka quajtur francezin “lider të vërtetë” dhe e ka mbështetur hapur për çmimin e madh.

Përveç tij, në garë janë edhe emra si Lamine Yamal, Vitinha, Mohamed Salah dhe Raphinha, por sipas algoritmit të Avisia, Dembélé mbetet favorit absolut për të marrë kurorën e futbollistit më të mirë në botë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot