Zagrebi me stadium të ri që kushton 175 milionë euro

- Bota Sot

Zagrebi me stadium të ri që kushton 175 milionë euro

Stadiumi në Rrugën Kranjçeviç filloi rindërtimin në fund të prillit dhe duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2026.

Plani është që më pas Maksimiri të shembet dhe të ndërtohet një stadium i ri me vlerë 175 milionë euro.

Stadiumi do të jetë në bashkëpronësi të Qeverisë kroate dhe qytetit të Zagrebit, gjysmë për gjysmë.

Edhe pse shtëpia e re e Dinamos do të përfundonte deri në fund të vitit 2029, presidenti i klubit Zvonimir Boban parashikon që punimet të përfundojnë deri në fund të vitit 2030.

Në të njëjtën kohë, deri në vitin 2028, Dinamo synon të përfundojë kampin e vet të futbollit në Borongaj.

"Kampi i ri duhet të ketë një numër të mjaftueshëm fushash, përfshirë një me tribuna më të vogla, dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme për qëndrimin, zhvillimin dhe edukimin e përditshëm të fëmijëve të Dinamos", thuhet në program.

Çfarë do të ketë Maksimiri i ri?

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Dinamos dhe Kryetari i Komitetit të stadiumit, Ivan Naukoviq, zbuloi detajet e stadiumit të ri në Maksimir në podkastin “Zona Dinamo”: Do të ketë 35,000 ulëse, në dy nivele.

Tribuna e poshtme do të jetë pak më e madhe se ajo e sipërme, kështu që ajo e sipërme nuk do të hapet për ndeshje më të vogla”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot