Pikat e forta nuk preken

- Bota Sot

Pikat e forta nuk preken

Massimiliano Allegri po punon me një modul fleksibël, që ndryshon sipas nevojës; nga 3-5-2 te 3-4-2-1, për të çliruar talentin individual dhe bërë ndryshimin në ndeshje.

Paradoksi është se titullarët e tij më efektivë janë shpesh ata që hyjnë nga stoli. Pulisic dhe Nkunku janë shembuj të qartë, duke sjellë shpejtësi, driblim e kreativitet kur kundërshtari është i lodhur.

Në sfidën e fundit ndaj Bologna, Allegri e nisi me Loftus-Cheek si shkatërrues dhe mbrojtje me tre, por formacioni mund të ndryshojë gjatë lojës. Mesfusha mund të shkojë nga 5 në 4, sulmi nga 2 në 3, me dy trekuartistë pas një sulmuesi, ose me Leao si “9 fals”.

Pikat e forta nuk preken; Modric mbetet qendra e lojës, Rabiot partneri i tij dhe Saelemaekers balancuesi. Përreth tyre, Allegri ka shumë alternativa e mundësi taktike.

Titullarët e fshehtë, ata që hyjnë për të ndryshuar lojën, janë zemra e Milanit të ri, që shfrytëzon çdo minutë për kreativitet dhe efikasitet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot