Në një intervistë për mediet gjermane Karl-Heinz Rummenigge parashikoi një sezon të suksesshëm të Bayern-it në Champions edhe pse pranoi se skuadra e Kompany do të ketë mjaft vështirësi.
“Mendoj se ne mund të mposhtim kampionët në fuqi të Kupës së Botës për Klube. Bayern ka një ekip të fortë edhe pse për momentin na mungojnë disa lojtarë për shkak dëmtimi”, tha 69-vjeçari për takimin hapës kundër Chelsea-t.
Në fjalën e tij ish-kreu i ekipit bavarez pranoi se nuk ishte dakord me Uli Hoeneß, i cili në një intervistë të dhënë pak ditë më parë tha se ekipi i Kompany do të ishte “Hoffenheim”-i i Champions League 2025-2026.
“Nuk jam dakord me krahasimin e bërë nga Uli, një herë në jetën tonë nuk jemi dakord në këtë pikë. Ne nuk jemi një ekip surprizë, por në të njëjtën kohë them se nuk duhet që të jemi euforik apo arrogant dhe të mendojmë se jemi më të mirë”, pohoi Rummenigge.