Stefano Pioli pranoi të rikthehet në Seria A dhe mori drejtimin e Fiorentinës për këtë edicion.
Sfida e fundit për “vjollcët” u humb me rezultatin 1-3 në shtëpi.
Fiorentina numëron vetëm 2 pikë pas tri javësh të kaluar. Ish-trajneri i Kombëtares, De Biazi, komentoi situatën aktuale të Fiorentinës me Piolin.
“Pioli ka aftësitë për ta kuptuar dhe analizuar mirë situatën.
Nga jashtë, të gjithë jemi të mirë në dhënien e këshillave. Fiorentina la një shije të hidhur, por humbja në shtëpi ndaj Napolit është e pranueshme, ndoshta një humbje më pak dramatike.
Megjithatë, Napoli po vepron me mekanizma automatikë të konsoliduar, ndërsa Pioli ka një grup të ri te Fiorentina që ka nevojë për pak kohë.
Ju të gjithë e njihni mirë mjedisin, po ‘vlon’.
Por gjërat nuk funksionojnë gjithmonë siç pritet. Duhet pak durim. Në përgjithësi, Fiorentina ka një skuadër të mirë.
Ndonjëherë ngecim shumë te numrat. Stefano do të bëjë rregullimet e nevojshme, edhe sepse gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç i kishim planifikuar. Përshtatja midis lojtarëve të ndryshëm brenda sistemit gjithashtu duhet të përmirësohet.
Çdo situatë është e ndryshme, nuk ka një qasje të vetme për të gjithë. Komuzo po përjeton disa vështirësi tani dhe ai është shumë i vetëdijshëm për këtë. Ai ka interes të qëndrojë i përqendruar në fushë. Sfida është menaxhimi i lojtarit, njeriut, i cili tani duhet të japë rezultate në fushë dhe të provojë veten si mbrojtësi që të gjithë presin”, u shpreh De Biasi.