Tifozët e Tiranës i kthen në ultras të Partizanit

- Bota Sot

Tifozët e Tiranës i kthen në ultras të Partizanit

Tirana barazoi 1 me 1 përballë Flamurtarit në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Për bardheblutë shënoi Tabeku në minutën e gjashtë. FSHF publikoi sot në kanalin e “YouTube” momentet më të mira nga ndeshja.

Dhe sot gjithçka është bërë lëmsh nga FSHF.

Gjatë kohës së festës së golit nga tifozët e Tiranës, dëgjohen kore nga ultras të Partizanit.

Tifozët bardheblu u kthyen në shtëpi pas rreth dy vitesh pritje.

Rreth 2500 të pranishëm ishin në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kujtojmë se Partizani dhe Tirana do e luajnë derbin e parë, më 3 tetor në “Air Albania”. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.

*Shënim: Video u fshi më pas nga kanali i FSHF, për t’u zëvendësuar me një tjetër pa audio.



Lexoni të gjitha në Bota Sot