Fahredin Duraku me numër dhjetë dhe çudia në Prishtinë, as Zagrebi, as Sarajeva e as Lubjana, nuk i besoni syve!

- Bota Sot

Fahredin Duraku me numër dhjetë dhe çudia në Prishtinë, as Zagrebi, as Sarajeva e as Lubjana, nuk i besoni syve!

Fundi i Prishtinës në Ligën e Parë ish jugosllave në futboll por që mori më vete edhe një ekip siç ishte Sutjeska e Nikshiqit, kjo e fundit e kishte kurdisur ndeshjen me Cërvena Zevzdën e Beogradit.

Shqiptarët dolën me të vyeshëm dhe për tre minuta Sutjeskën e sollën në hidhërim e në vaj që edhe sot e mbajnë mend atë ditë të 12 qershorit të vitit 1988. Sutjeska nuk e kishte bërë mirë matematikën, sepse duke i ndihmuar klubit famëkeq Cërvena Zavezdës, bien vet në grackë.

Futbollisti Fahredin Duraku u paraqit në fushë me numër dhjetë në fanellën e Prishtinës, fati i tyre varej nga dueli në Nikshiq, nëse fitonte Zvezda do të siguronin ekzistencën.

Sutjeska, me kalkulatorin e saj kishte menduar se një pikë i kryen punë por u dogjën keq nga kjo matematikë e kurdisjes më klubin  famëkeq Zvezda.

Gjërat shkonin mirë në fushë, Prishtina avanconte me rezultat 2:0 ndaj Çelikut!

Radio transmetimi ishte ndërprerë në Prishtinë, mos të dihej rezultati!

As kjo nuk kreu punë, se Prishtina e mori vesh lajmin!

Në Nikshiq mbyllet takimit me rezultat 2:2, ndërsa lojtarët e Prishtinës u treguan me mjeshtër se ata të Sutjeskës, për tre minuta ia lëshojnë tre gola Çelikut!

Çeliku fitoi në Prishtinë me 2:3, në Nikshiq rrëmujë e madhe, tensione e vaj dhe lotwt e dwshpwrimit, mallkonin Prishtinën!

As Zagrebi, as Sarajeva e as Lubjana nuk i besonin syve e as veshëve se çka ndodhi në Prishtinë, ndërsa Beogradi mbeti pa tekst dhe akuzonte me tërë makinerinë e saj propagandistike Prishtinën!

Prishtina bie nga liga por e merr me vete Sutjeskën. 

Drejtuesit e Çelikut të Zenicës falënderojnë Prishtinën duke i quajtur vëllezër.

Shukri Paçarada, Gani Llapashtica, Kujtim Shala akuzohen e dënohen me nga 6 muaj!

Prishtina e Çeliku me nga – 6 pikë.

Kapiteni Sahit Kelmendi shpëtoi falë një deklarate që i bie ndërmend në çastet e fundit: “Në ato momente u bllokua truri u bllokuan këmbët kur morëm vesh rezultatin në Nikshiq. Nuk punonin këmbët e nuk punonte as truri”.

12 qershor, 1988

Prishtina – Çeliku 2:3
Stadiumi i Prishtinës.
7.000.
Gjyqtar kryesor Proliq (Sarajeva), Radoviq (Beograd), Erakoviq (Vërbas).
Shënues: Sahiti (32), Lepinjica (76) - Çeliku Gollubica (88), Filesh (89) dhe Ratkoviq (90).
Kartona të verdhë: Muriqi - Veshoviq.
Prishtina: Shukri Paçarada 6, Gani Llapashtica 6, Isa Sadriu 6 (Sadik Rrahmani 6), Sahit Kelmendi 6, Xhevdet Muriqi 6, Goran Popuvac 6, Muharrem Sahiti 6, Mensur Nexhipi 6, (Miodrag Çirkoviq), Dragan Lepinjica 6, Fahredin Duraku 6 dhe Kujtim Shala 6.
Celiku: Radoviq 7, Gjurgjeviq 6, Aleksiq 7, Shtërbac 6 (Gjinoviq), Milidrag 7, Kuhinja 6 (Çopiq), Veshoviq 7, Ratkoviq 6, Nestoroviq 6, Fillesh 6 dhe Gollubica 6.



Lexoni të gjitha në Bota Sot