Tirana po përgatitet për një nga sfidat më të vështira të fillimit të sezonit, përballjen me kampionët në fuqi, Egnatian.
Bardheblutë kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive dhe lajmi i mirë për trajnerin Roberto Bordin është se mbrojtësi Dembele mund të jetë gati për këtë ndeshje.
Prania e Dembelesë në mbrojtje shihet si një shtysë e rëndësishme për lojën e Tiranës.
Lojtari francez ka treguar se mund të bëhet vendimtar me fizikun dhe teknikën e tij, duke i dhënë trajnerit më shumë alternativa në ndërtimin e aksioneve dhe në bllokimin ndaj kundërshtarit.
Rikthimi i tij pritet të balancojë lojën në qendër të fushës, aty ku Tirana ka pasur vështirësi në dy javët e fundit.