Seria A ka pak javë që ka filluar, për që tani diskutohet për emra trajnerësh të cilët rrezikojnë shkarkimin nëse nuk ia dalin të bëjnë mirë në javët në vijim. Dhe ai më i rrezikuari është Euzebio Di Françesko i Leçes.
Skuadra e tij mban vendin e fundit në Serinë A, por përtej pikëve, ajo që shqetëson është loja e ekipit që ka shfaqur shumë pak në krahasim me atë që pritej nga grupi aktual i lojtarëve.
Kësisoj, dy ndeshjet e radhës ndaj Kaljarit e Bolonjës, mund të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit të ekipit në të cilin aktivizohen mesfushorët kuqezinj, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.
Sipas mediave italiane, një nga kandidatët më të mundshëm për të marrë drejtimin e kësaj skuadre është Fabio Kanavaro. Ish-fituesi i “Topit të Artë” është në kërkim të një aventure të re pas largimit nga Dinamo e Zagrebit dhe synon një pankinë në Serinë A që të tregojë se sa vlen. Përveç tij, është përfolur si kandidaturë e mundshme edhe Paolo Vanoli.