Arsenali ka startuar me fitore në edicionin e ri në Champions League në futboll.
Skuadra nga Londra doli ngadhënjimtar me rezultat 2:0 ndaj Athletic Bilbaos në një atmosferë madhështore, mbi 50 mijë shikues në stadiumin “San Mames” në Bilbao,
Një kundërsulm i shpejt ishte fatal për vendasit në minutën e 72-të.
Futbollisti Gabriel Martinelli mori topin e me shpejtësi futet në 16-sh ku doli ballë për ballë me portierin duke shënuar për 0:1.
Në minutën e 86-të Leandro Trossard nga afërsia shënoi për 0:2.
Arsenali ka importuar tre pikë të mëdha në hapje të edicionit.
Një fitore e madhe ndaj skuadrës baske.