Turku Kenan Yildiz shënoi golin që barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 në barazimin spektakolar 4-4 të Juventusit kundër Borussia Dortmund në stadiumin Allianz.
Ky moment kujtoi debutimin legjendar të Alex Del Piero në Ligën e Kampionëve më 13 shtator 1995, gjithashtu kundër të njëjtit kundërshtar.
Pothuajse 30 vjet më vonë, më 16 shtator 2025, Kenan Yildiz krijoi një skenë të ngjashme: kundërshtari i njëjtë, dinamika e ngjashme, dhe një gol që riktheu emocionet e para për tifozët e Juventusit.
Një gjest që lidhi dy gjenerata të ndryshme, duke rikujtuar “Golin e Del Pieros” që pati epifaninë e tij në stadiumin Westfalen.
Tridhjetë vjet më parë, Alex Del Piero shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve pas 37 minutash lojë: nga skaji i majtë i zonës, ai rrotulloi topin me këmbën e djathtë dhe e dërgoi në cepin e largët të portës së Klos.
Yildiz, i cili debutoi në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar kundër PSV Eindhoven, ripërsëriti këtë magji në barazimin 4-4 ndaj Borussia Dortmundit.
Lëvizja e tij për të mposhtur Gregor Kobbel ishte një imitim i përsosur i stilit të idhullit të tij, dhe Juventusi e festoi këtë moment edhe në rrjetet sociale: “Ajo gjuajtje, ai gol, me atë trajektore, kundër Borussia Dortmund. Ne të gjithë rikujtuam të njëjtin gol…”.
Dialogu mes Yildiz dhe Del Piero
Alex Del Piero e përgëzoi Yildiz për golin, duke e cilësuar si të mrekullueshëm.
“Goli yt është i mrekullueshëm. Jam veçanërisht i lumtur për të, sepse edhe mua më pëlqenin të shënoja gola të tillë. Një spektakël trajektorie, topi del dhe hyn, nga e djathta në të majtë dhe nga lart poshtë. Urime”, deklaroi legjenda italiane.
Kenan Yildiz u përgjigj i emocionuar, si gjithmonë kur flet me idhullin e tij, duke u turpëruar që nuk e kishte parë.
“Nuk e kam parë kurrë golin tënd. Mendoj se ishte instiktive: pashë pak hapësirë dhe gjuajta. Jam shumë i lumtur që shënova një gol kaq të bukur dhe që arritëm të ktheheshim”, nënvizoi turku.