Parashikimi i motit për ditën e sotme

- Bota Sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot (e mërkurë 17 shtator) parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të pakta lokale në pjesën e parë të ditës.

Ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 18-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot