Amorim në rrezik, pesë kandidatë në pritje të marrin detyrën te Man Utd

- Bota Sot

Amorim në rrezik, pesë kandidatë në pritje të marrin detyrën te Man Utd

Manchester United po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit dhe trajneri Ruben Amorim ndodhet në qendër të kritikave pas një fillimi zhgënjyes në sezonin e ri të Ligës Premier.

Me vetëm katër pikë të grumbulluara në katër ndeshjet e para dhe një humbje të rëndë 3-0 ndaj Manchester Cityt, pozita e tij është vënë seriozisht në pikëpyetje.

Bilanci i Amorimit është shqetësues, vetëm 8 fitore në 31 ndeshje që kur mori drejtimin e skuadrës dhjetë muaj më parë. Tifozët janë të zhgënjyer dhe presioni për ndryshim është i madh.

Ndeshjet e ardhshme ndaj Chelseat, Brentfordit dhe Sunderlandit do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Një tjetër seri rezultatesh negative mund ta detyrojë klubin të marrë një vendim drastik përpara sfidës ndaj Liverpool-it.

Sipas mediumit britanik The Mirror, pesë emra janë tashmë në listën e drejtuesve të klubit nga Old Trafford për të zëvendësuar Amorimin.

Oliver Glasner, Marco Silva, Andoni Iraola, Gareth Southgate dhe Mauricio Pochettino janë emrat që po përfolën për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq.

Secili prej tyre sjell një profil dhe filozofi të ndryshme, por të gjithë shihen si alternativa serioze për të rikthyer stabilitetin dhe konkurrencën te skuadra.

United kërkon më shumë sesa një emër të ri në bankinë, klubi ka nevojë për një drejtim të qartë, një identitet futbollistik dhe rikthimin e mentalitetit fitues.

Pas viteve të pasigurta që nga largimi i Ferguson, zgjedhja e trajnerit të radhës do të jetë vendimtare për të ardhmen e projektit sportiv në Old Trafford. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot