Dinamo vendos të “braktisë” Elbasan Arenën

- Bota Sot

Dinamo vendos të “braktisë” Elbasan Arenën

Dinamo më në fund do të rikthehet të luajë ndeshjet në kryeqytet.

Kështu “Blutë” kanë bërë kërkesë që ndeshjet si pritës t’i luajnë në “Selman Stërmasi”.

Kërkesë e cila është pranuar dhe FSHF-ja ka dhënë dritën jeshile për këtë vendim ta “Bluve”. Kështu dinamovitët me rikthimin në “Selman Stërmasi” do të kenë më shumë mbështetjen e tifozëve, gjë e cila iu ka munguar kur luanin në “Elbasan Arena”.

Në këto kushte Dinamo – Bylis do të luhet në “Selman Stërmasi”, sfidë e programuar të zhvillohet më 21 shtator në orën 16:00 dhe është e vlefshme për javën e 4-të të kampionatit.

Vlen të theksohet se edhe Tirana do të luajë ndeshjet si pritëse në këtë stadium, me klubet që mes tyre kanë gjetur marrëveshjen që ta shfrytëzojnë së bashku këtë impiant.



Lexoni të gjitha në Bota Sot