Futbollisti i Kombëtares me president të ri, legjenda e Milanit merr përgjegjësinë

- Bota Sot

Futbollisti i Kombëtares me president të ri, legjenda e Milanit merr përgjegjësinë

Zvonimir Boban është presidenti i ri i Dinamo Zagrebit. Klubi kroat e ka zyrtarizuar legjendën kroate të Milanit, që merr përgjegjësinë e madhe.

Presidenti i mëparshëm, Velimir Zajec, ka fituar titullin “President Nderi” për shkak të kontributit ndër vite.

Boban e niste gjithçka te Dinamo Zagreb dhe kështu rikthehet sërish, këtë herë për të drejtuar gjigantët e Kroacisë.

Pjesë e tyre është edhe Arbër Hoxha. Ky i fundit u përfol për një largim të mundshëm gjatë verës ku ndër të tjera interesi nga Turqia ishte më i madhi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot