Sulmuesi që la Irlandën për Shqipërinë del lojtar i lirë

- Bota Sot

Sulmuesi që la Irlandën për Shqipërinë del lojtar i lirë

Kevin Zefi është tashmë lojtar i lirë, ndërsa e kishte paralajmëruar diçka të tillë në një intervistë gjatë verës.

Sulmuesi shqiptar kishte treguar për racizmin në Itali, ndërsa luante fillimisht për moshat e Interit dhe më pas Romës.

20-vjeçari ka vendosur të largohet nga Irlanda, për të përfaqësuar Shqipërinë.

Kështu është ftuar nga ekipi U-21 i kuqezinjve, ndërsa akoma nuk numëron paraqitje.

Zefi ka lindur në Dublin. Në moshat e Irlandës ka luajtur deri me ekipin U-21. Tashmë mbetet në kërkim të ekipit të ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot