Çfarë biseduan Yildiz dhe Adeyemi në Juve-Dortmund?

- Bota Sot

Çfarë biseduan Yildiz dhe Adeyemi në Juve-Dortmund?

Skuadra e Juventusit ka barazuar 4-4 në ndeshjen ndaj Borussia Dormtundit, e vlefshme për javën e parë të fazës së ligës në Champions.

Kenan Yildiz dhe Karim Adeyemi shënuan nga një supergol për skuadrat e tyre.

Ata biseduan gjatë ndeshjes dhe kjo ra në sytë e tifozëve.

Në fakt, fshihet një histori, pasi kjo dyshe kanë qenë së bashku në të njëjtën shkollë në Gjermani.

Yildiz ka lindur në Gjermani dhe së bashku me yllin e Dortmundit ishin në të njëjtën shkollë.

“Ne e njohim njëri-tjetrin. Kemi qenë së bashku në të njëjtën shkollë. Ai është një djalë shumë shumë i mirë dhe gjithashtu edhe një futbollist i mirë.

Ne bëmë disa shaka në gjuhën turke. Ai i di disa fjalë. Mendoj se ai ndihet më mirë sesa jam unë”, u shpreh Yildiz.

Edhe Adeyemi kishte disa fjalë për mesfushorin e “Zonjës së Vjetër” dhe të Kombëtares së Turqisë.

“Ai shënoi një gol, unë shënova një gol. Unë i thashë atij se s’do të shënonte më dhe se unë jam më i mirë”, tha Adeyemi pas ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot